Aksident mes veturës dhe kamionit në Veternik, Policia në vendngjarje

Aksident mes veturës dhe kamionit në Veternik, Policia në vendngjarje

Një aksident mes një veture dhe kamioni ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga pamjet e dërguara nga lexuesit e Enigmës, shihet se si pasojë e aksidentit ka dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka dalur në vendngjarje, teksa ende nuk dihet se a ka të lënduar nga aksidenti.

Enigma është në pritje të një përgjigjje zyrtare nga autoritetet përkatëse.

Related Articles