Vdes 77 vjeçari në Fushë Kosovë, ra në hapësirën ku po ndërtohej ashensori

Vdes 77 vjeçari në Fushë Kosovë, ra në hapësirën ku po ndërtohej ashensori

Një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës, pasi dyshohet të ketë rënë nga hapësira ku po ndërtohet një ashensor në një objekt në ndërtim.

Policia e Kosovës ka iniciuar hetim mbi vdekje, ndërsa njësitet kompetente po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, në koordinim me prokurorinë.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë  për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Enigma.

Related Articles