Kryetari i deritanishëm Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të kësaj partie.
Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi anëtari i kësaj partie, Vesel Makollli.
Makolli tregoi se dorëheqja e Pacollit është bërë para një muaji, për shkak të obligimeve të tij familjare dhe të punës.
Për “Enigmën”, Makolli tregoi se dorëheqja e Pacollit është paraqitur edhe në KQZ.
“Tani i kemi disa obligime. Ne jemi sipas statutit në fazën ku duhet me i bo zgjedhjet e reja partiake. Pastaj shohim. Edjhe disa muaj i bëjmë katër vjet nga kongresi i fundit. Tani do e mbajmë përsëri ku do zgjedhim kryetarin e ri. Pacolli nuk është marrë shumë me partinë. Madje në kongresin e fundit ka dashur që të japë dorëheqje, por nuk e kemi lejuar, për shkak të rëndësisë së tij. Megjithatë, ai mbetet “ylli polar” për neve, ka krijuar partinë dhe e ka zhvilluar deri këtu”, tha Makolli. /GAZETA ENIGMA