Stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 6 në Prishtinë ka shprehur mirënjohjen të thellë ndaj familjes së të ndjerit M.H., për gjestin e tyre fisnik dhe plot humanizëm në kujtim të tij.
Gjatë kohës që i ndjeri M.H. mori shërbime shëndetësore në QMF-6, stafi thotë se ai u dallua për mirësinë, kulturën dhe forcën shpirtërore që e karakterizonte.
Edhe në momentet e fundit të jetës, ai mendoi për të tjerët duke lënë porosi që shtrati elektrik dhe karroca elektrike, të cilat i kishte përdorur, të dhurohen për pacientët që kanë nevojë.
Në emër të gjithë stafit, drejtuesi i QMF-6, Diamant Hoxha, ka shprehur falënderime dhe ngushëllime të sinqerta për familjen e të ndjerit, duke theksuar se veprat e tilla lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitet.