Netanyahu kundër Trump: Izraeli vendos vetë për Bregun Perëndimor

Netanyahu kundër Trump: Izraeli vendos vetë për Bregun Perëndimor

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar se Izraeli mund të humbasë “të gjithë mbështetjen e SHBA-së” nëse vendi anekson Bregun Perëndimor.

Në një intervistë për revistën TIME, Trump tha: “Kjo nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe… Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen e tij nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo do të ndodhte.”

Ky paralajmërim erdhi pas miratimit të një projektligji në parlamentin izraelit për avancimin e aneksimit të Bregut Perëndimor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu përgjigj pyetjes nëse SHBA-ja po dikton politikën izraelite:
“Gjithmonë do ta thonë këtë, nuk ka rëndësi. Ne jemi një vend i pavarur.”

Projektligji u miratua me një votim të ngushtë, 25-24, dhe ende nuk është e qartë nëse ka mbështetje për shumicën në Knesset, parlamentin me 120 vende. Netanyahu mund ta vonojë ose ta mposhtë ligjin.

Izraeli ka ndërtuar rreth 160 vendbanime që strehojnë 700 mijë hebrenj gjatë pushtimit të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, ndërsa rreth 3.3 milionë palestinezë jetojnë pranë tyre. Vendbanimet konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, një qëndrim i mbështetur nga një opinion këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vitin e kaluar.

Related Articles