Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, u deklarua pak para seancës së sotme të Kuvendin ku pritet të hidhet në votim Qeveria Kurti 3, shkruan Gazeta Enigma.
Ai tha se “nuk e di nëse dikush nga LDK-ja” e voton Kurti 3.
“Unë kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetore. Partitë politike pas ditës së sotme nëse dështon qeveria të shohim, a do të shkojmë në zgjedhje a të bëhet një qeveri e përkohshme që të kalojë buxheti ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë ai.
