Disa Organizata Studentore të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” janë takuar dhe dakorduar për të konfirmuar qëndrimin e përbashkët unanim për afatin e shtatorit, të njohur si “shtatori 2”.
Parlamenti Studentor, Organizata për Studim Kritikë Veprim dhe Kryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, janë dakorduar për t’I harmonizuar qëndrimet dhe për të dalë me vendim-kërkesë të përbashkët për një ‘extra’ afat të shtatorit, të cilësuar si “Shtatori – 2”.
Sipas njoftimit të plasuar në rrjete sociale nga këto organizata pas takimit, mësohet se paraprakisht ka pasur një keqinterpretime, të cilën e kanë cilësuar madje dezinformatë, në lidhje me qëndrimet e Parlamentit Studentor rreth Afatit “Shtatori 2”.
“Për t’i siguruar të gjithë studentët dhe përfaqësuesit e tjerë, ne sot diskutuam rreth nismës së përbashkët për mbajtjen e “Shtatorit 2””, thuhet në sqarimin e mëtejmë.