Klubi gjerman, Werder Bremen i fiksuar pas futbollistëve kosovarë. Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të bëjë gara në Bundesligën e dytë, dhe synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.
Rashica këtë sezon kaloi te Norwich City në Premier League duke lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Werderit të cilën bardhejeshiltë kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit.
Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Werderit që i kanë ofruar Dinamos, huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti, për momentin marrëveshja nuk është arritur, por shanset që Kastrati të kalojë te Werder Bremen janë të mëdha.