Në Babaj të Bokës së Gjakovës po shënohet “Dita e Vizitorëve” në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”.
Ky aktivitet i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet në poligonin ushtarak atje.
Të pranishëm në hapje të tij janë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
