Tiranë: Arrestohet 34 vjeçari, posedonte armë sa për një ushtri

Tiranë: Arrestohet 34 vjeçari, posedonte armë sa për një ushtri

Një 34 vjeçar me inicialet E.S është arrestuar sot në Tiranë gjatë një operacioni të koduar “The Van”.

I njëjti dyshohet se posedonte armatim, thuajse sa për një ushtri.

” Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit,

Në njoftim thuhet se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Krejt çka u gjet në rrugën “Myslym Shyri” të kryeqytetit shqiptar:

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Related Articles