Një rast i dhunës në familje është regjistruar të mërkurën në Istog.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, një burrë i kishte kërkuar bashkëshortes së tij të largohej nga shtëpia, pas një mosmarrëveshjeje.
Tutje, organet e rendit bëjnë të ditur se viktima me dëshirë të saj, së bashku m e fëmijët ka shkuar te prindërit e saj, derisa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një mosmarrëveshje viktimës femër kosovare, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i kishte kërkuar që të dalë nga shtëpia. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj bashkë me fëmijët ka shkuar te prindërit-familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
