Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, i është drejtuar me një letër publike kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shefqet Shehu, ku i propozon bashkëpunim për rundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 9 nëntor.
Gola i ka kërkuar Shehut që të mbështesë kandidaturën e tij në balotazh, ku ai do të përballet me Ardian Gjinin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në zgjedhjet e tetorit, Ardian Gjini ka kryesuar me 47.53% të votave, ndërsa Gola është renditur i dyti me 31.89%.
Shefqet Shehu i LDK-së ka marrë rreth 7.94% të votave, apo afërsisht 3 mijë e 400 vota.
