Në Kirurgjinë Vaskulare kryhet një intervenim i rrallë, zgjati pesë orë

Në Kirurgjinë Vaskulare kryhet një intervenim i rrallë, zgjati pesë orë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili sipas ShSKUK-së, ka zgjatur 5 orë, te një pacient i moshës 58 vjeç, ndihmuar edhe nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Siç bën të ditur ShSKUK-ja, operacioni kishte të bënte në arteriet kryesore të barkut, ku pacienti thuhet se kishte pesë sëmundje të këtyre arterieve.

“Aorta e barkut 1,5 cm, nën arteriet renale ishte aneurizmatike (e zgjeruar) dhe e tipit inflamator, Aorta abdominale, 3.5 cm nën arteriet renale, kishte një ulçerë penetruese të aortës (Penetrating Aortic Ulcer), e lokalizuar në murin e pasëm, në drejtim të boshtit kurrizor, që është e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% (diapazoni 2.3-11%) të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës. Arteria iliaca komune e majtë ishte po ashtu e aneurizmatike”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“Në vazhdimsi të boshtit iliak, arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë (ngushtim) dhe përkundër kësaj, që po ashtu haset shumë rrallë. Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali (artrerie të zgjeruara që përfshijnë tërë gjatësinë e arteries). Nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve”.

Nga ShSKUK-ja kanë thënë se për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të ngjitjeve të shumta që ishin prezente dhe numrit të patogjive në segemntin aorto-iliak.

Megjithëse, pas operacionit, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto – arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas. Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore”.

Related Articles