Kryeparlamentari Dimal Basha, është deklaruar pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte e para e kësaj legjislature.
Ai tha se arsyeja e vetme e kësaj mbledhjeje, sipas tij, është për shkak që vendi është në rrethana të jashtëzakonshme.
“Unë kam bërë thirrje sot për kryesinë e Kuvendit. Qëllimi ka qenë për me i hap diskutimet për tri çështje, por edhe disa pika të rendit që kanë mbetur nga legjislatura e kaluar. Fillimisht po iu njoftoj se arsyeja e vetme ka qenë për shkak se jemi në rrethana të jashtëzakonshme, është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk ka ndodh pa votimin e Qeverisë, por meqenëse në ditën e diel nuk u votua qeveria, atëherë unë marr parasysh disa çështje urgjente që i pret vendi, unë kam dashur të thërrasë anëtarët e kryesisë për të sqaruar këto çështje”, u shpreh Basha.
