Haxhiu tregon se a do ta marrë sërish VV-ja mandatarin për Qeverinë

Haxhiu tregon se a do ta marrë sërish VV-ja mandatarin për Qeverinë

 Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nesër do të marrin pjesë ne takimin e thirurr nga Presidentja Vjosa Osmani.

E pyetur nëse VV do ta marr sërish mandatin për formimin e Qeverisë, Haxhiu tha se tek nesër në takim do ta shpalosin qëndrimin e tyre, duke shtuar se megjithatë “Kurti 3” do të bëhet.

“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani dhe natyrisht që do t’i themi qëndrimet tona në raport me situatën aktuale, pra gjithçka në kohën e vetë. Pra, nesër do ta japim qëndrimine  VV-së. Ajo që dihet është që Presidentja mund t’i shpall zgjedhjet, por mund t’ia jap edhe mandatarin dikujt pra nga partitë politike. Qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, ka deklaruar Haxhiu.

“Qeveria Kurti nuk është votuar vetëm përkohësisht, por ajo do të bëhet. Natyrisht se do të ketë qeveri Kurti 3.Nuk ka të bëjë asgjë me mandatarin, apo me ndonjë seancë tjetër, së paku jo për momentin”, tha Haxhiu.

Related Articles