Gjini: Kurti s’ka dashur ta krijojë Qeverinë me dikë

Gjini: Kurti s’ka dashur ta krijojë Qeverinë me dikë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mosformimin e Qeverisë.

Ai u shpreh se Albin Kurti nuk ka dashur ta krijojë Qeverinë me dikë dhe tha se nuk e ka pasur seriozisht kur ka pretenduar se po i thërret partitë tjera.

“Që prej fillimit unë e kam parë si tallje me sistemin politik në Kosovë, me sistemin kushtetues. Sjellje e çdo vendimit në cep të kushtetueshmërisë, ose edhe tejkalim i limiteve kushtetuese”.

“E gjitha ka qenë e qëllimshme, Albin Kurti nuk ka dashur të krijojë Qeveri me dikë edhe atëherë kur ka pretenduar ose kur ka proklamu se po i thërret partitë tjera, nuk e ka pasur seriozisht”.

“Ka nxitur debat detyrimisht për me i largu partitë tjera prej një koalicioni eventual, edhe pse është e vërtetë se partitë tjera nuk kanë qenë të gatshme ta bëjnë një koalicion të tillë me të”, u shpreh Gjini.

Related Articles