Sonte në Pressing po diskutohet për situatën e krijuar pas dështimit të krijimit të qeverisë dhe qëndrimet e partive. Në studio janë Valon Syla, Parim Olluri, Blerim Latifi, Viktor Buzhala e Nexhmedin Spahiu.
Syla ka shprehur mendimin e tij sa i përket disponimit të partive lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.
“AAK po shihet qartë që nuk po ka dëshirë me hy në dhjetor në zgjedhje, Nisma po afrohet me LDK’në dhe sigurisht balotazhit do ta bëjnë të ditur se në çfarë forme kanë me pas një aleancë. PDK është gjithqysh për zgjedhje”, tha Syla.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											