Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në botë që ka shënuar përmirësim të sundimit të ligjit gjatë vitit 2025, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit të Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project).
Sipas këtij raporti ndërkombëtar, Kosova renditet e treta në rajon, në mesin e 15 vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, si dhe e dyta në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6).
“Kur pjesa më e madhe e botës përballet me një rënie të sundimit të ligjit, Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta që shënon përmirësim të rezultatit të sundimit të ligjit në Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025 të Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project).
Këtë vit, vendi ynë renditet i 3-ti në rajon, në mesin e 15 vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore; dhe i 2-ti në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6), duke vënë kështu në pah progresin tonë të qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit.
Në mesin BP6, Kosova kryeson në katër fusha kryesore:
 Kufizime në Pushtetin Qeveritar
Kufizime në Pushtetin Qeveritar
 Rend dhe Siguri
Rend dhe Siguri
 Mungesa e Korrupsionit
Mungesa e Korrupsionit
 Qeverisje e Hapur
Qeverisje e Hapur
Rezultate na tregojnë se po ecim në drejtimin e duhur – teksa mbetemi të përkushtuar për të bërë më shumë, veçanërisht në forcimin e sektorit tonë të drejtësisë, si një nga prioritetet tona kryesore për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											