Raportimi se opozita po ia bllokon buxhetin, Zemaj i reagon RTK-së: Lajm i deformuar sipas interesit të VV-së

Raportimi se opozita po ia bllokon buxhetin, Zemaj i reagon RTK-së: Lajm i deformuar sipas interesit të VV-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas raportimeve të RTK-së lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku në raportimin e RTK’së u tha se “Opozita bllokon buxhetin për RTK’në”.

Lidhur me këtë Zemaj akuzoi menaxhmentin aktual të mediumit publik për njëanshmëri dhe shërbim politik ndaj pushtetit.

“RTK, si medium publik, ka një mandat kushtetues dhe ligjor për të garantuar informim të balancuar dhe përfaqësim të interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Çdo lajm, madje edhe ky i sotmi, deformohet sipas prizmit të interesit partiak të Vetëvendosjes,” ka shkruar Zemaj.

Ai e cilësoi këtë si një tendencë të vazhdueshme për ta vënë RTK-në në shërbim të plotë të “klikës në pushtet të VV-së”, duke e quajtur këtë “mendësi totalitariste që shkatërron pluralizmin mediatik”.

Related Articles