Shefja Grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Qeveria në detyrë e Kurtit ka propozuar buxhetin për vitin 2026, duke e kritikuar ashpër vendimin e tyre, raporton Gazeta Enigma.
Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës “Është uzurpuar nga Grupi Parlamentar i LVV-së dhe sipas saj me këto rritje dhe propozime në prag të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme shtetin po e çojnë drejt rrënimit”.
“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
“Shtetin po e çojnë drejt rrënimit. Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë”.
Ajo tha se “tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											