Avokati tregon pse mungoi Sveçla seancë gjyqësore

Avokati tregon pse mungoi Sveçla seancë gjyqësore

Pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, avokati i tij, Laur Preni, ka sqaruar se mungesa e Sveçlës është rezultat i një udhëtimi zyrtar.

“Sipas informatave që kam, ministri është në udhëtim zyrtar. Nuk di më shumë”, u shpreh avokati Preni.

Sipas tij, çështja gjyqësore ndaj Sveçlës dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, nuk rrezikon parashkrimin, ndërsa procesi pritet të vazhdojë në një afat të arsyeshëm.

“Nuk është afër parashkrimit. Disa herë kanë qenë të pandehurit prezent, në disa raste ka munguar edhe prokurori, por po shpresojmë që me një afat të arsyeshëm do të fillojmë. Nuk e di saktësisht,” deklaroi avokati.

Related Articles