Përparim Rama për vendimet e qeverisë: Përpjekje për blerje votash nga një qeveri pa mandat

Përparim Rama për vendimet e qeverisë: Përpjekje për blerje votash nga një qeveri pa mandat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë, janë përpjekje për blerje votash.

Rama tha se qeveria nuk ka mandat për këto vendime.

“I mban jashtëligjshëm buxhetin tonë, kemi bërë padi ndaj ministrit dhe tre zyrtarëve. Kjo çka ka ndodhur sot me buxhetin 2026 nga një qeveri pa mandat, është e pastër një përpjekje për blerje votash, një javë para balotazhit”, tha Rama në RTV21.

Sot  Qeveria në detyrë, në një mbledhje ku u miratua buxheti për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro, vendosi  për rritjen e pagës minimale, pensioneve e shtesave për fëmijë.

Related Articles