Totaj: Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit të qytetit tonë

Totaj: Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit të qytetit tonë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, me hapjen e fushatës, fokusin e kah vënë tek rinia e qytetit, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se të rinjtë janë shtylla e zhvillimit të qytetit.

“Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit të qytetit tonë. Mbështetja e tyre është garancia për rrugën e mirë që kemi ndjekur dhe punët e mëdha që na presin në Prizren. Faleminderit për fjalët!” – ka shkruar Totaj në Facebook. 

Totaj tha se gjatë 6 ditëve të fushatës për balotazhin do të ketë takime me qytetarët në lagjet e fshatrat e Prizrenit. 

PDK-ja dhe LDK-ja të dielën kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazh. 

Related Articles