“Qeveria në detyrë nuk mund të propozojë buxhet”

“Qeveria në detyrë nuk mund të propozojë buxhet”

Analisti politik, Dardan Sejdiu, në një deklaratë për media ka thënë se qeveria në detyrë e Albin Kurtit, nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, kjo përbën një shkelje të Kushtetutës. “Në pozicionin që ndodhet kjo qeveri, e që është qeveri në detyrë, nuk ka asnjë bazë ligjore që të propozojë projektbuxhet. Kjo për faktin se qeveria në detyrë nuk është qeveri e cila buron prej këtij Kuvendi”, tha Sejdiu në “Rubikon”.

Derisa sipas Sejdiut, Lëvizja Vetëvendosje po mbjellë frikën që në Kosovë nuk ka buxhet. “Këto janë një varg shkeljesh. Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhet”, tha tutje ai.

Related Articles