Tifozët e Barcelonës u detyruan të evakuonin autobusin e tyre ndërsa udhëtonin për në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Club Brugge, pasi autobusi shpërtheu në flakë.
Incidenti ndodhi vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes në Belgjikë.
Një pjesë e tifozëve të Barcelonës po udhëtonin drejt Stadiumit Jan Breydel kur u vërejtën tym dhe flakë duke dalë nga autobusi i tyre. Mjeti ishte në një autostradë jo shumë larg nga qyteti i Bruges kur u detyrua të ndalonte.
Pamjet treguan pasagjerë të shqetësuar që po prisnin në anë të rrugës, ndërsa zjarri përfshiu pjesën e pasme të autobusit raporton “Mirror”.
Sipas burimeve, nuk raportohet për persona të lënduar në këtë incident.
