24-orëshi i së mërkurës ka shënuar rreth 2 mijë e 433 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 51 aksidente, prej të cilave 17 me të lënduar e 34 me dëme materiale.
Sakaq Policia njofton se janë arrestuar po ashtu 29 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, dhe tre në vuajtje të dënimit.
