Shala: Konjufca është propozimi më ofendues për Republikën

Shala: Konjufca është propozimi më ofendues për Republikën

Analisti politik Azdren Shala në një deklaratë për media ka thënë se Glauk Konjufca është njeri më i keq se Albin Kurti, kryeministri në detyrë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka pohuar se Konjufca është propozimi më ofendues për qytetarët e vendit, i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Glauku është një plastelinë, është njeriu më i keq në Lëvizjen Vetëvendosje, është personi më i lig. Glauku pranon të jetë mjeti multifunksional i Albin Kurtit, do të thotë që përdoret si i duhet atij. Kur është fjala për agresivitet ndaj partive të tjera, e kemi parë duke e përdorur. Iu kujtohet gjatë pandemisë për të gjithë, kur ishte rrëzuar Qeveria Kurti dhe kur diskutohej për një koalicion tjetër, Konjufca thoshte: ‘Ne kemi fituar me 51% dhe nuk kemi marrë këta në koalicion’”, tha ai në Klankosova.

“Kush po të thotë që keni me ardhë? Me një farë mllefi dhe zelli të servilitetit karshi liderit suprem. Kur duhet bërë i butë. Prandaj, për mua zgjedhja më e keqe është ajo e Glauk Konjufcës dhe ofendimi më i madh për Republikën e Kosovës”, ka thënë Shala.

Related Articles