Pas vrasjes së dyfishtë, Astrit Isufi u gjet i plagosur

Pas vrasjes së dyfishtë, Astrit Isufi u gjet i plagosur

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm policia ka arritur ta kap Astrit Isufin, që dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur të enjten në Gollubovc të Malishevës.

Në mëngjes rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa ishte munduar të fshihej.

Burime për Klankosova.tv theksojnë se Isufi që dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve, Driton dhe Naim Morina para shtëpisë së tyre ishte fshehur në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familaje në Malishevë.

Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

Related Articles