I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Malishevë po trajtohet në QKUK

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Malishevë po trajtohet në QKUK

I dyshuari  për vrasjen e dyfishtë të dy vëllerzëve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi është në gjendje stabile.

Policia kishte kapur të dyshuarin me plagë nga arma e zjarrit, i cili  fillimisht ka marrë trajtim në urgjencën e Malishevës, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e Isufit paraqitet stabile dhe se po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Sipas Sylës, pas trajtimeve fillestare, i dyshuari pritet të transferohet në Klinikën Abdominale për kujdes të mëtejmë mjekësor. 

Related Articles