Është varrosur Daorsa Spahija, 24-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit të 24-vjeçares nisi nga ora 14:00, dhe u varros në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh i njerëzve.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.
Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se viktima kishte pasur vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.

