Kryetari i Suharekës thotë se është kërcënuar

Kryetari i Suharekës thotë se është kërcënuar

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se është kërcënuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se është ofenduar dhe kërcënuar me fjalët “Sytë ja shpofsha”, ndërsa ka ndarë edhe fotografi ku ai krahasohej me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Nuk kemi nevojë ta urrejmë askënd, sepse vota në demokraci e përcakton fituesin. Suhareka është model i kulturës dhe tolerancës, andaj mos bini në asnjë provokim. Natyrisht, kërkoj nga organet e rendit ta hetojnë rastin”, ka shkruar ndër të tjera Muharremaj, duke apeluar për qetësi dhe vetpërmbajtje.

Related Articles