Një person është arrestuar për shitblerje të narkotikëve ku gjatë kontrollit tek pronat e tij në kryeqytet i janë gjetur bombë, armë dhe drogë të llojit kokainë.
Aksioni policor është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Jakov Xoxa” të Prishtinës.
“Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140€”.
“Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
