Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit

Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit

Një person është zhdukur sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku për gjetjen e tij është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim

Lidhur me këtë operacion, shoqata po ashtu ka përdorur edhe dronë për të mbuluar më shumë terren dhe për të ndihmuar në kërkime.

Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur për Sinjalin se personi i zhdukur tashmë është gjetur.

“Po, është gjetur”, tha shkurt Maloku.

Paraprakisht edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Sinjalin se kërkimi ka përfunduar pasi është gjetur një veture, afër një mali në Gjilan.

“Kërkimi ka mbaruar posa është gjetë vetura, në një malë afër Gjilanit, për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar,” tha ai.

Related Articles