Voton Alban Hyseni: Tejet e rëndësishme që të shfrytëzohet e drejta e votës

Voton Alban Hyseni: Tejet e rëndësishme që të shfrytëzohet e drejta e votës

Kandidati për kryetar të Komunë së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar  në shkollën “Abaz Ajeti”.

Hyseni para mediave ka ftuar qytetarët për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Sapo përfundova një obligim qytetarë që na takon secilit prej nesh. Në këto gjysmë ore që shpenzojnë gjatë ditës së diele do ta determinojnë të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë. Prandaj besoj që është tejet e rëndësishme që të shfrytëzohet e drejta e votës, që të vendoset për bindjen tonë, të ardhmen tonë, dhe në këtë formë pra edhe të kemi një të ardhme më të ndritshme për gjithë ne”, tha Hyseni.

Related Articles