Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje që të shfrytëzohen këto orë të fundit dhe të dalin të votojnë.
“Qytetarë të dashur, tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën! Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë!”.
“Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, shkroi Hamza.
