Në Pejë qytetarët janë mbledhur për të festuar, pasi Exit Poll-et kanë nxjerrë fitues Gazmend Muhaxherin e LDK-së, kundër Taulant Kelmendit të LVV-së.
Sipas Exit Poll-it të bërë nga Klan Kosova dhe Pipos, në Pejë ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 57.72 përqind, kundër Taulant Kelmendit nga LVV, me 42.28 përqind.
