“Vetëm nga Millosheviqi i dëgjova pretendimet se Thaçi ka kryer tortura”

“Vetëm nga Millosheviqi i dëgjova pretendimet se Thaçi ka kryer tortura”

Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka deklaruar se personi i vetëm që ai ka dëgjuar të ketë akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçin për tortura apo abuzim të të drejtave të njeriut, sipas tij, është Sllobodan Millosheviq.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas pyetjes së avokatit Luka Misetiq. Misetiq: A të ka thënë ndokush, në ndonjë kohë në 1998, apo para qershorit të 1999-ës, që zotëri Thaçi mund të ishte përfshirë në tortura apo në abuzime të të drejtave të njeriut?

Hill: Jo, jo, asnjëherë, askush nuk e ka trajtuar këtë çështje me mua. Pos, pak minuta më vonë, ish-ambasadori amerikan në Serbi, ndryshoi përgjigjen.

Hill: Nuk e di nëse mund të ndryshoj përgjigjen që dhashë pak më herët, në qoftë se kam dëgjuar dikë që thotë diçka për Thaçin. I vetmi person që kam dëgjuar të thotë diçka lidhur me këtë, por që ka qenë një koment i përgjithshëm, ka qenë Millosheviqi dhe askush tjetër.

Related Articles