Presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar partitë politike në vend, pasi tha se të njëjtat nuk po arrijnë marrëveshje për asnjë të interes të shtetit.
Duke folur për vonesën e pagave në RTK, Osmani tha se i ka kërkuar partive politike që të paktën për këtë çështje dhe Planin e Rritjes të ketë pajtim, por se nuk ka marrë përgjigje.
E para e shtetit iu bëri thirrje edhe mediave për “presion pozitiv” ndaj liderëve partikë, në mënyrë që projektligjet urgjente të miratohen.
“Përfaqësuesit e këtij Kuvendi janë votuar më 9 shkurt, por akoma s’kanë vendosur asgjë. Le të vendosin diçka në interes të qytetarëve, sepse shkoi ky vit. Së paku disa vendime që janë në interes të qytetarëve dhe në interes të shtetit të miratohen”, deklaroi Osmani para mediave. /Gazeta Enigma
