Të mërkurën mot me diell dhe mjegull të lehtë në mëngjes

Të mërkurën mot me diell dhe mjegull të lehtë në mëngjes

Të mërkurën pritet mot kryesisht me diell në gjithë vendin. Gjatë mëngjesit, në disa lugina dhe ultësira mund të paraqitet mjegull e lehtë.

Era do të jetë me drejtim të ndryshueshëm dhe do të fryjë me shpejtësi nga 5 deri në 19 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të variojnë mes 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 15 gradë Celsius.

Related Articles