Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.
Gjatë dy ditëve, ai ishte i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Hill iu përgjigj pyetjeve të parashtruar nga avokatët, prokurorët dhe gjykatësit.
Ndërkaq, sot në seancë pritet të paraqitet edhe dëshmitari i mbrojtur.
Seanca e radhës pritet të nisë me fillim nga ora 15:15.
