Votat e diasporës, KQZ bën tërheqjen e mbi 13 mijë pakove të supozuara me fletëvotime

Votat e diasporës, KQZ bën tërheqjen e mbi 13 mijë pakove të supozuara me fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së mërkurë dhe të martë, nga kutitë postare në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e më shumë se 13 mijë pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, të enjten në mesditë ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit i tyre, që ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës që janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Elezi tutje bëri të ditur se KQZ i referohet këtyre pakove si “pako të supozuara me fletëvotime” sepse në këtë fazë nuk mund të dihet me saktësi nëse brenda tyre ka fletëvotime dhe nëse të njëjtat janë dorëzuar nga votuesit e regjistruar.

Gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave ishte 29 mijë e 725 votues.

Related Articles