Osmani flet me ambasadorin britanik për zhvillimet e fundit politike

Osmani flet me ambasadorin britanik për zhvillimet e fundit politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, me presidenten që shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë.

“Presidentja gjithashtu diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë tranzicionale, përfshirë mbështetjen për Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, si një institucion kyç për dokumentimin e së vërtetës dhe promovimin e drejtësisë. Në përmbyllje, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë, si dhe të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim. 

Related Articles