Një konflikt mes tre personave ka agravuar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë.
Konflikti verbal i nisur në zonën e Ujit të Ftohtë në rrugë ka agravuar në shkelma dhe grushta dhe më pas në përdorimin e thikës. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë një person. Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve aktualisht.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, shkruan euroneës.
“Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
