Diaspora, dyfish më shumë vota për Prebrezën se për Osmanin

Diaspora, dyfish më shumë vota për Prebrezën se për Osmanin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave të ardhura nga diaspora për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtur më 9 nëntor.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, diaspora i ka dhënë 100 vota kryetarit të ri të Fushë-Kosovës Valon Prebrezës, apo 66,67%, kurse Besnik Osmanit të LDK-së, fiks përgjysmë më pak, pra 50 vota apo 33,33%.

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Valon Prebreza është fitues i garës me 10,789 vota apo 55,12%, kurse Osmani ka 8,785 vota apo 44,88%.

Related Articles