Diaspora voton Gazmend Muhaxherit në Pejë

Diaspora voton Gazmend Muhaxherit në Pejë

Janë publikuar rezultatet përfundimtare të votave të diasporës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në qytetin e Pejës.

Sipas të dhënave të shpallura në ueb-faqen e KQZ-së, nga balotazhi i mbajtur më 9 nëntor, kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka marrë 303 vota, ose 56.22% të votave të ardhura nga mërgata.

Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka siguruar 236 vota, ose 43.78%. 

Related Articles