Rey Manaj ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë në mbarë botën. Muajin e kaluar, sulmuesi shënoi golin e fitores për Shqipërinë ndaj Serbisë në Leskovc, duke u kthyer në protagonistin e një momenti historik.
Pas kësaj, në Mitrovicë u krijua një mural dedikuar festës së golit të tij, ku shfaqet edhe shqiponja, simbol i krenarisë kombëtare.
Prindërit dhe vëllai i Manajt, që janë nga Lushnja, vizituan qytetin dhe u pritën nga ish-futbollisti i njohur dhe tani trajneri Emin Baliqi.

Rey Manaj ka ndarë në rrjetet sociale foton e prindërve të tij pranë muralit, duke treguar lidhjen e ngushtë me familjen dhe emocionin e momentit.

Ndërkohë, Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë, që zhvillohet në Tiranë, një sfidë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës.
