Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, para fillimit të seancës për formimin e Qeverisë së Kosovës para mediave e ka konsideruar seancës e orës 11:00 si tentativë për të përmbysur praktikat parlamentare.
“Është një shkelje ligjore ajo çka ka ndodhur sot në parlament , është një tentim për përmbysur praktikat parlamentare të ndërtuar dhe të konsultuar në demokracinë e Kosovës”, tha Limaj.
Ai e ka konsideruar si tallje dhe prishje e traditës së ndërtuar në institucione.
“Kjo është një tallje mënyra se si tentohet të përmbyset krejt ajo traditë mirë e ndërtuar në Kosovë”, tha ai.
“Sot është fatkeqësi, një gjë nuk është dashur t’i ndodhte demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Kjo është një tallje. Me pas për një mend shqetësimin e qytetarëve, e atyre që rrezikojnë të mos i marrin pagat, dhe funksionimin e mirëfilltë të shtetit, partitë politike tash e 8 muaj do të ishin mbledhur dhe do e kishin bërë edhe një buxhet me konsensus edhe një qeveri me konsensus të përkohshme, dhe nuk do të kishin keqtrajtuar e malltretuar qytetarët. Kështu të gjithë ata që bëjnë thirrje, gjoja në emër të asaj të interesit nacional, ka hipokrizi të madhe”, tha Limaj para gazetarëve.
