Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur nënkryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun si e “mjerë”, pasi kjo e fundit barazoi deputetët e PDK-së me ata të Listës Serbe.
Deliu tha se Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin “edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin”.
“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit “në harmoni të plotë” me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosovë”, ka shkruar Deliu në Facebook.
