Brenda takimit me Presidenten: Kurti dhe Peci propozuan 28 dhjetorin, Hamza e Abdixhiku preferuan datën 21 për zgjedhje

Brenda takimit me Presidenten: Kurti dhe Peci propozuan 28 dhjetorin, Hamza e Abdixhiku preferuan datën 21 për zgjedhje

Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit, teksa tani pritet të shpallet data e zgjedhjeve të reja. Vendimin e mori pas takimit që mbajti me liderët e partive.

Siç raportohet, gjatë takimit me Presidenten, kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i partisë “Guxo”, Faton Peci, kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 28 dhjetorin.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së kanë anuar ka 21 dhjetori.

Ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përmendur si datë 21 dhjetorin ose 11 janarin, teksa ka thënë se zgjedhjet s’mund mbahen më 4 janar apo 28 dhjetor, shkaku i festave të fundvitit.

Related Articles