Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, një ditë pasi u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Vendimi është marrë me 5 vota për, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj.
Paraprakisht gjatë mbledhjes së KPK-së, Kelmendi e quajti “plan” kërkesën për shkarkimin e tij dhe liroi sallën.
Kelmendi pretendoi se shkarkimi i tij po synohet të bëhet për të mbajtur të kapur, siç tha ai Sistemin Prokurorial të Kosovës nga “grupe dhe individë të caktuar”.
